Dea Mishel aksidentohet në bllok: “Shoferi u hutua nga bukuria ime”

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dea Mishel aksidentohet në bllok: “Shoferi u hutua nga bukuria ime”

Dea Mishel është një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, e cila vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj, momente të shumta nga përditëshmëria e saj.

Ditën e sotme Dea me anë të disa postimeve në Instagram ka treguar se makina e saj është përplasur me një makinë tjetër në zonën e Bllokut në Tiranë.

Edhe pse një aksident i vogël Dea ka treguar se kjo nuk është hera e parë, duke postuar edhe një foto të makinës, dëmtimet e të cilës janë të lehta.

“Ja shiko! Hera e tretë që na bien mbrapa. Nuk e di pse. Ndoshta ngaqë ne jemi udhëheqëse. Ndoshta na ndjekin dhe hutohen nga bukuria. Nuk e di, diçka është, do parë kjo punë“, shkruan blogerja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48828 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE