GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit, shpërthejnë reagimet në sallë: Turp, poshtë diktatura!

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit, shpërthejnë reagimet në sallë: Turp, poshtë diktatura!

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për leje të posaçme për t’u betuar si kryetar i bashkisë së Himarës.

Pasi dëgjoi palët, ku avokatët pretenduan se Belerit i duhej dhënë leje, prokurorët thanë se kjo nuk është e mundur pasi nuk parashikohej në ligj. po ashtu edhe Drejtoria e Burgjeve deklaruan se kjo nuk parashikohet në ligj.

Pas këtij vendimi ka pasur një reagim të fortë në sallë nga mbështetësit e tij, duke u shprehur: Turp, Turp! Poshtë diktatura.

“Sapo u komunikua një vendim i paralajmëruar. Kreu i vendit, Rama, i parapriu javën e kaluar vendimit të gjykatës. Është për të shprehur keqardhjen për republikën dhe drejtësinë tonë”, tha Vangjel Dule para gazetarëve.

Në seancë u vu re dhe një prezencë e madhe e mediave greke si dhe e ambasadores greke.

Çështja e betimit të Belerit si kryebashkiak i Himarës është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Shteti grek vijon të mos pranojë firmosjen e letrës që do të hapte negociatat e Shqipërisë më Bashkimin Evropian. Sipas Greqisë moslejimi i Belerit për t’u betuar si kryebashkiak, është vendim politik i qeverisë.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE