Luiz Ejllin vazhdon ta shqetësojë e njëjta gjë te Kiara Tito! (Foto)

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejllin vazhdon ta shqetësojë e njëjta gjë te Kiara Tito! (Foto)

Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me 793 mijë ndjekësit në “Instagram” foto e video të ndryshme.

E kështu ka bërë edhe një ditë më parë sapo ka përfunduar puntata e radhës së “Fan Club Dancing With The Stars”. Kiara ka postuar disa poza ku shfaqet mjaft elegante dhe nuk ngurron që të tregojë barkun e rrumbullakosur.

E teksa këto imazhe kanë marrë mijëra pëlqime dhe komplimente, Luiz Ejlli ka një vërejtje për të. Partneri i saj i ka lënë një koment, ashtu siç bën thuajse në çdo postim të Kiarës, dhe i shkruan se nuk e kuptoi kurrë pozicionin e dorës.

“Kuptimin e pozicionit të dorës së majtë afër mjekrës, nuk e mora vesh kurrë”, i ka shkruar Luizi.

Ndërkohë kujtojmë se çifti i njohur së shpejti do të bëhet prindër për herë të parë. Kiara dhe Luizi do të bëhen me një vajzë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49501 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE