Si të kujdesemi për macet, Pet Shop Lucky na tregon këshillat që duhet të kemi parasysh

vovalbania May 12, 2023 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Si të kujdesemi për macet, Pet Shop Lucky na tregon këshillat që duhet të kemi parasysh

Macet janë disa nga miqtë më të ngushtë të njeriut dhe pjesë e pandashme e familjeve tona. Por ndonjëherë duke mos pasur njohuri në mënyrën si duhet ta trajtojmë një mace mund të gabojmë ndaj nevojave të tyre.

Pet Shop Lucky sjell për Vip Magazine disa këshilla mjaft të vyera për dashamirësit e kësaj kafshe shtëpiake që do të ndihmojnë në një përshtatje më të mirë të tyre në bashkëjetesë me familjet tuaja.

Një pjesë mjaft delikate është ushqimi që duhet të përdorim për macet. Pet Shop Lucky na këshillon sa herë në ditë duhen ushqyer macet dhe ku duhet t’i blejmë produktet që ato konsumojnë.

Në fund të vendimit për të marrë një mace në shtëpi është e sigurt që do të jeni shumë të lumtur dhe me një mik të ri më shumë. Nëse e keni marrë tashmë këtë vendim drejtohuni Pet Shop dhe zgjidhni anëtarin e ri të familjes tuaj.

Disa nga këshillat për trajtimin e maceve

Sa herë në ditë duhet ushqyer macja?

Pet Shop Lucky: Për macet kotele duhet të kemi shumë kujdes me ushqim se duhet ta shikosh shpesh nëse ajo po e han ushqimin dhe a po ushqehet ashtu siç duhet. Duhet theksuar se një mace e rritur, pra kur ajo është më shumë se 6 muaj, duhet të ushqehet dy herë në ditë, mëngjes dhe darkë. Një mace e vogël kotele mbi 6 javë kërkon me pak sasi ushqimi por me një rend më të shpeshte ushqimi.

Çfarë ushqimesh duhet të përdorim për macet?

Pet Shop Lucky: Ushqimet më të mira për macet si për kotelet, si për macet e rritura duhet dhe janë ushqime kokërr të përgatitura enkas për to (me paketime). Ushqime të tjera janë patate ose konservat të cilat janë më të lëngshme ose më të lehta për tu ngrenë. Ushqimi shume i preferuar për macet është edhe mishi i bardhë i pulës; gjithmonë i zier dhe i copëtuar në pjesë të vogla.

Macet në Pet Shop Lucky

Ku duhet të kryejë nevojat personale macja në rast se jetoj në apartament?

Pet Shop Lucky: Për të gjithë ata që kanë një mace dhe që kryesisht jetojnë në apartament, macja duhet të ketë vendin e vetë të posaçëm për nevojat personale, ku kemi tualetet nga të thjeshtat deri te ato si kutia(që futen brenda), ato mbushen me lëndën e vetë, kristalinë apo rëra të ndryshme në formë dheu apo betonite ku macja kryen nevojat e veta.

Kur duhet të vaksinohet macja dhe sa herë duhen kryer kontrolle mjekësore?

Pet Shop Lucky: Macja e rritur tashmë 6 javëshe; e shkëputur nga nëna, fillon një cikël vaksinimi; prej 3 vaksinash me periudhë 21 ditore nga njëra tjetra; si dhe pas përfundimit të këtij cikli, të paktën macja duhet të vizitohet çdo 12 muaj tek një veteriner, kontroll rutinë.

Sa herë në (javë apo muaj) duhet larë tërësisht?

Pet Shop Lucky: Macet nuk lahen pasi ato kanë vetinë e vetëpastrimit. Gjuha e tyre e pajisur me një sërë elementesh kryen procesin e vetëpastrimit. Megjithatë, macen mund ta lashë çdo 6 muaj por gjithmonë pa i lagur veshët; hundën apo gojën dhe gjithmonë duke e tharë shumë mirë me tharëse flokësh; pasi mund të ftohet.

Macet në Pet Shop Lucky

Cilat janë aktivitetet që mund të bëjë ajo në shtëpi nëse nuk mund të dalë jashtë?

Pet Shop Lucky: Macja është një kafshë shtëpiake e cila e kalon shumicën e kohës në gjumë, por ajo kërkon edhe të luajë, e për këtë arsye në duhet të luajmë me atë qoftë me një pe apo tel, si lojë të thjeshtë por edhe me lodrat përkatëse për mace si toptha; fije të gjata më një peshk në majë apo zog, ka lodër miush që lëviz për macen por shumë të rëndësishme janë edhe tiragrafet në të cilat ajo mund të kruajë thonjtë; të luajë apo edhe të flejë ne tiragraf të mëdhenj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by petshoplucky.al (@petshoplucky_25)

Ku ta lëmë macen kur të shkojmë me pushime?

Pet Shop Lucky: Kur ikim me pushime, macen mund ta marrim me vete, me çantë apo transportues të ndryshëm. Nëse nuk kemi mundësi, mund ta lëmë te dikush që do të kujdeset por që do të shfaqi dashuri dhe kujdes kundrejt saj. Megjithatë, sot në Tiranë ka dhe shumë pet hotele për strehim të maceve me ditë. Shumë shpejt dhe Petshoplucky do të vijë me prezantimin e një pet hoteli për strehimin ditor të maceve tuaja.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by petshoplucky.al (@petshoplucky_25)

/Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE