Marrëveshja me Italinë për emigrantët, të enjten në Kuvend!

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, të enjten në Kuvend!

Të enjten votohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë për emigrantët. Kjo u vendos sot në grupin socialist ku ishte dhe kryesocialisti Edi Rama. Aty u vendos që në seancën e 14 dhjetorit të miratohet marrëveshja me Italinë për emigrantët pavarësisht se ishte përcaktuar për më 21 dhjetor.

Në komisionet për Çështjet Ligjore dhe Politikën e Jashtme u zhvilluan diskutimet e fundit për projektligjin midis Italisë e Shqipërisë, lidhur me azilkërkuesit që mbërrijnë në brigjet italiane.  Javën e kaluar, qeveria italiane e çoi në Parlament këtë projektligj dhe mori miratimin.

Sa i përket Kuvendit të Shqipërisë, kërkohet një shumicë e thjeshtë votash për ta miratuar, pra nuk priten surpriza këtë të enjte. Dy grupimet e Partisë Demokratike, të Lulzim Bashës e Sali Berishës, këtë projektligj e kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese pasi ka elementë antikushtetues.

Po ashtu, socialistët kërkuan të miratojnë ndryshimin e masave ndëshkimore në seancën e së enjtes.

Pas seancës plot tensione të enjten e kaluar në Kuvend, Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës. Këtë kërkesë e ka për Ervin Salianjin, Asllan Dogjanin, Isuf Çelën, Bledion Nallbatin, Lefter Gështenjën e dy të tjerë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE