Romeo Veshaj në “BBV3”?! Donaldi i zbulon sekretin: “Do ta dëgjoni në vitin 2024…”

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Romeo Veshaj në “BBV3”?! Donaldi i zbulon sekretin: “Do ta dëgjoni në vitin 2024…”

Është përfolur gjatë se do të marrë pjesë në “Big Brother VIP 3”, por a do të jetë vërtetë Romeo Veshaj në këtë sezon të tretë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri? Në një intervistë në rubrikën “Galeri” në emisionin “E Diell”, Donald Veshaj ka hedhur dritë mbi planet e aktorit.

A është e vërtetë që Romeo ka bërë një kinoprovë për “5 Herë Jo” dhe nuk e ka fituar?

Po, po e ka bërë. Romeo ka qenë në audicion, por ai është një aktor kot dhe ne nuk e morëm… Jo, se bëj shaka. Romeo është duke bërë edhe ai një projekt shumë të madh, për të cilin unë nuk kam të drejtë të flas sepse i takon atij dhe njerëzve që e prodhojnë të flasin për të.

A ka lidhje me Top Channel ky projekt i madh?

Po, ka lidhje. Është një projekt shumë interesant për të cilin do të dëgjoni në vitin 2024. Ai ka qenë shumë i angazhuar dhe iu desh të na linte. S’do ia fal gjithë jetën por…

Sapo po na thonin që mos fol për këtë projekt, por ti e the dhe të gjithë shqiptarët e morën vesh.

Po ai e ka nxjerrë edhe në rrjetet sociale që është duke xhiruar. Po xhiron vërtetë 6 ditë të javës, 10-12 orë në ditë dhe ka qenë shumë i angazhuar gati për 5-6 muaj, saqë nuk kishte mundësi të merrte pjesë. Ne kemi hequr personazhe nga filmi, sepse kishim një ‘Mondi i motit’… Filmi bën fjalë për një situatë televizive dhe Mondi i motit është një personazh që jepte motin, por ishte me ‘bodyguard-ët e vetë’, me fotografët e vetë sepse mendonte që emisioni i tij ishte më i rëndësishmi. Dhe Romeo na e dogji këtë personazh. Ai është në film, por nuk është i zhvilluar, gjithsesi besoj se do ta kemi mundësinë që ta fusim edhe në projekte të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE