Australia zotohet të përgjysmojë numrin e emigrantëve që pranon!

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Australia zotohet të përgjysmojë numrin e emigrantëve që pranon!

Qeveria australiane do të përgjysmojë numrin e emigrantëve që pranon, teksa tenton të përmirësojë sistemin “e prishur” të emigracionit. Deri në qershor 2025, Australia synon të pranojë 250 mijë njerëz, shifër në përputhje me nivelet e para pandemisë koronavirus. Sipas planit të ri, pritet të ashpërsohen rregullat për viza për studentët ndërkombëtarë e punëtorët e pakualifikuar.

Emigracioni është rritur në nivele rekorde në Australi, duke shtuar presionin në fushat e strehimit e të infrastrukturës. Në anën tjetër, vendi ka nevojë për punëtorë të kualifikuar dhe tenton të tërheqë sa më shumë të tillë. Duke  prezantuar një strategji 10-vjeçare, ministrja e Brendshme australiane, Clare O’Neil, vuri në dukje se sistemi i emigracionit është “rrënuar” prej qeverisjeve të kaluara.

Një rishikim paraprak i zhvilluar këtë vit, arriti në përfundimin se sistemi është “tërësisht i prishur”, shumë kompleks dhe në nevojë për “një reformë të madhe”. Në vitin që po lemë pas, u shënua një rekord prej 510 mijë njerëzish që kanë shkuar në Australi, ndaj autoritetet zotohen për ta kthyer situatën nën kontroll.

Në mesin e kërkesave të reja për emigrantët, po ashtu do të jetë arritja e një niveli të caktuar të gjuhës angleze.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE