Yll Limani ka një premtim të veçantë për fansat e tij këtë fundvit!

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Yll Limani ka një premtim të veçantë për fansat e tij këtë fundvit!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Ka vetëm pak kohë që kur Ylli ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet  “Spliti”. Ama duket se shumë shpejt artisti do të publikojë një tjetër projekt, i cili mendohet të jetë një bashkëpunim me artisten Lira Blakaj. Së fundmi Ylli ka postuar në Instagram një foto nga fëmijëria e tij dhe ka shkruar se do të vijë me një album të ri, ku dhe ka premtuar se do të ketë edhe gëzim  jo vetëm lot ashtu siç jemi mësuar me stilin e Yllit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Së fundmi në Prishtinë ishte organizuar një performancë nga Ylli në një prej clubeve të  vendit me rastin e festave të flamurit. Një event, i cili u anulua për shkak të një alarmi të rremë për lëndë eksplozive në club e këtë na e ka treguar vetë Ylli me një postim në Instastory, ku ka zbuluar arsyen dhe duke kërkuar falje të gjithë personave që mezi po e prisnin dhe që kishin rezervuar dhe çdo gjë u anulua pasi alarmi i rremë detyroi stafin të nxirrte jashtë të gjithë pjesëmarrësit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49830 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE