Mes bombardimeve, mungesës së ujit dhe ushqimit/ Sëmundjet që po përhapen në Gaza!

vovalbania December 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes bombardimeve, mungesës së ujit dhe ushqimit/ Sëmundjet që po përhapen në Gaza!

Diarre me gjak, verdhëz, hepatit akut dhe infeksione respiratore. Këto janë vetëm disa nga sëmundjet që po përhapen në Rripin e Gazës, ku Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se sistemi shëndetësor po shkatërrohet.

Ndërsa lufta midis Izraelit dhe Hamasit hyn në muajin e tretë, mjekët dhe grupet e ndihmës po ngrenë këmbanat e alarmit mbi situatën humanitare, ku Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara se më shumë njerëz mund të kthehen në viktima nga sëmundjet sesa nga bombat dhe raketat.

Territori bregdetar, të cilin grupi militant Hamas e kontrollon ka qenë nën rrethim të plotë nga Izraeli që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin, kur grupi palestinez nisi një sulm më 7 tetor mbi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer 240 të tjerë, sipas izraelitëve.

Pjesa më e madhe e Rripit ka mbetur pa ushqim, ujë të pijshëm, energji elektrike dhe furnizime mjekësore, ndërsa qindra mijëra palestinezë të zhvendosur grumbullohen në hapësira të vogla për t’u strehuar nga bombat e Izraelit.

Përveç shtetasve të huaj dhe një numri të vogël të palestinezëve të plagosur, pothuajse askush nuk ka mundur të shpëtojë nga Gaza, ku më shumë se 2 milionë njerëz janë të bllokuar.

Më shumë se 18,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga shpërthimi i luftimeve, tha të hënën ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48836 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE