Rritet numri i viktimave në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Më shumë se 18,400 të vrarë, mijëra të tjerë të plagosur!

vovalbania December 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rritet numri i viktimave në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Më shumë se 18,400 të vrarë, mijëra të tjerë të plagosur!

Numri i viktimave në Gaza është rritur sërish, pasi sulmet izraelite vijojnë ende.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi njoftoi se deri më tani kanë ndërruar jetë 18,412 palestinezë.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur të paktën 50,100 që nga nisja e sulmeve më 7 tetor.

Së fundmi forcat izraelite “sulmuan spitalin Kamal Adwan” në Gazën veriore “pasi e rrethuan dhe bombarduan për disa ditë”.

Kështu deklaroi zëdhënësi i ministrisë palestineze të shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, Ashraf al Qidreh.

Ushtarët “po grumbullojnë burra, përfshirë personelin mjekësor, në oborrin e spitalit dhe kemi frikë se ata do të arrestojnë ose vrasin personelin mjekësor”, shtoi ai

Këto shifra të publikuara nga ata nuk përcaktojnë dot se sa prej tyre janë civilë dhe sa janë militantë të Hamasit.

Sulmet në Gaza nisën menjëherë pasi militantët zbarkuan në territoret e Izraelit, duke vrarë 1200 persona.

Menjëherë pas këtij veprimi, Izraeli nisi ofensivën në Gaza, ku IDF-ja ka kryer sulme të njëpasnjëshme.

Gjendja në zonat e bombarduara është e rëndë, ndërsa spitalet janë të tejmbushura me pacientë që kërkojnë ndihmë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE