SPAK kërkoi autorizim për masën e arrestit për Berishën/ Të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve!

vovalbania December 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SPAK kërkoi autorizim për masën e arrestit për Berishën/ Të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve!

Të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

Në të njëjtën ditë është edhe data e paraqitjes së Berishës para oficerit të policisë gjyqësore.

“Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit. (Urdhër nr. 69, datë 12.12.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla)”, sipas njoftimit të Kuvendit.

Pas mbledhjes me grupin e deputetëve të Bardhit, Berisha tha se do të respektojë vendimin e Kuvendit mbi kërkesën e SPAK ku kërkohet autorizim për heqjen e lirisë së tij, duke caktuar masë “arrest me burg” ose “arrest shtëpie” si person i akuzuar për korrupsion pasiv për privatizimin e kompleksit Partizani.

Ai vijoi me akuzat e tij ndaj prokurorëve të SPAK, duke e e quajtur anti-ligjore masën “ndalim të daljes jashtë vendit” të vendosur ndaj tij. Por ajo që vlen të theksohet është se ish-kryeministri pavarësisht se shprehet se do ta respektojë vendimin e Kuvendit, shton gjithashtu se mosbindja civile e deputetëve dhe kaosi në seancë do të vazhdojë, duke nënkuptuar se ligjvënësit e Rithemelimit dhe grupit të Bardhit nuk do e votojnë kërkesën e SPAK-ut.

“Janë të gjithë në unison se ky vendim, bazohet në një vendim antikushtetues, anti-ligjor të mëparshëm të SKAP-it dhe gjykatëses së shkarkuar nga unë me 8 shkurt 1996. Duke thënë këtë, siç theksova para 2 orësh, vitin 2012 jam angazhuar në një nismë së bashku me qeverinë e kohës për abrogimin e nenit të kushtetutës që i jep imunitet deputetëve ndaj  veprimeve të gjyqësorit. Nuk kam ndryshuar mendim se ajo përpjekje e imja ka qenë e drejtë. Vendimi i parlamentit do të respektohet nga unë. Kushtetutshmëria kërkon që parlamenti të ndryshojë kushtetutën dhe të vendosë që mos të ketë mbrojtje për deputetët. Cilido të jetë vendimi i parlamentit do ta respektoj. Nuk ka asnjë ndryshim të mosbindjes civile në parlament. Grupi është plotësisht dakord me ato që mendoj unë. Ju e keni parë se prej javësh opozita nuk voton më në Kuvend”- tha Berisha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49330 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE