Sonte sytë nga qielli, shënohet piku i shiut të meteorëve Geminid!

vovalbania December 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sonte sytë nga qielli, shënohet piku i shiut të meteorëve Geminid!

Mbrëmjen e sotme shënohet piku i shiut të meteorëve Geminid. I njohur ndryshe si “Mbreti i Shirave të Meteorëve”, Geminid jep thajse gjithmonë shfaqje. “Yjet” e Geminid-it kanë nisur të bien që nga 4 dhjetori dhe do të vijojnë të vizitojnë qiellin deri më 20 dhjetor, por piku pritet në datat 14-15.

Gjatë pikut, parashikohet që mbi 150 meteorë të shuhen në atmosferën tonë çdo një orë. Kujtojmë se meteorët prodhohen kur pjesë apo mbetje nga kometat apo asteroidët futen në atmosferën e planetit tonë. Duke udhëtuar me një shpejtësi prej 70 km për sekondë, mbetjet e kometave nisin të avullojnë teksa prekin atmosferën duke krijuar kështu dritë në qiellin e natës.

Geminid-ët vijnë nga një asteroid i njohur si 3200 Phaethon. “Ndryshe nga kometat, asteroidëve nuk u krijohen bishta kur i afrohen diellit pasi kompozimi i tyre është i ndryshëm,”-shpjegojnë Muzetë Mbretërorë të Greenwich. Kur të arrijë pikun në orën 20:27 të martën, numri i meteorëve çdo orë mund të shkojë deri në mbi 150.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se shiu i Meteorëve Leonid arrin pikun midis mesnatës dhe agimit, duke ofruar mundësinë e përsosur për të dalluar një “yll” që shuhet. Astronomët thonë se mund të ketë deri në 10 meteorë të dukshëm çdo orë ndërsa Toka kalon nëpër bishtin e kometës Tempel-Tuttle. Leonidët, janë cilësuar si shiu i meteorëve më “pjellor” i vitit.

Rikujtojmë, se rreth një vit më parë një grup studiuesish kanadezë zbuluan dy minerale të reja, pasi kishin studiuar një pjesë të hollë të një meteori 15 tonësh që u rrëzua në Afrikën Lindore. Meteori, i nënti më i madhi që dihet se ekziston, ka një gjerësi prej mbi 2 metrash dhe u zbulua në Somali në vitin 2020. Shkencëtarët perëndimorë e quajtën shkëmbin jashtëtokësor El Ali, sepse u gjet pranë qytetit El Ali në rajonin Hiiraan të Somalisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48931 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE