Dafina dhe Elhaida xhirojnë në të njëjtin vend, madje me të njëjtin inskenim

vovalbania March 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dafina dhe Elhaida xhirojnë në të njëjtin vend, madje me të njëjtin inskenim

Ndodh shpesh që personazhet e njohur të bëjnë xing me veshjet e tyre, por edhe me vende të njëjta ku xhirojnë klipet e tyre. “Xingu” i fundit i përkët Dafina Zeqirit dhe Elhaida Danit, të cilat jo vetëm që kanë zgjedhur të njëjtin vend, por edhe të njëjtin inskenim, duke kërcyer mbi një kub pasqyrë nga të 4 anët.

Në shtator, Elhaida ndau projektet e reja muzikore, për të cilat ishte kujdesur Ajola Xoxa. Dani u shfaq mbi kubin prej pasqyre në këngën “Jam betu”, ndërsa Dafina publikoi mbrëmjen e djeshme bashkëpunimin me Muma-n, “Dashni”, e vendosur në po të njëjtin vend me kubin prej pasqyre.
Kjo “përplasje” tregon se vajzat nuk e kanë aspak problem kur bashkohen në ide apo kur sjellin pak a shumë të njëtat skena, sepse celësi i suksesit lidhet me këngën dhe jo vendin në të cilin serviret.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48331 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE