Surprizon filmi i animuar japonez nga mjeshtri Hayao Mijazaki, 13 milionë dollarë fitime në dy ditë!

vovalbania December 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Surprizon filmi i animuar japonez nga mjeshtri Hayao Mijazaki, 13 milionë dollarë fitime në dy ditë!

“Renaissance: A film by Beyoncé” qëndroi vetëm një fundjavë në krye. Duhet se vendin e parë për këtë fundjavë në kinema e zuri një film i animuar japonez, nga mjeshtri Hayao Mijazaki. “Wish” ruan vendin e pestë, duke shtuar 5.3 milionë dollarë arkëtime. 6.2 milionë të tjerë siguroi “Trolls band together” që mban vendin e katërt.

“Godzilla minus one” qëndron në vend të tretë me 8.3 milionë dollarë të tjerë. “The hunger games: The ballad of songbirds and snakes” qëndron në vend të dytë për të dytën javë rresht, me 9.4 milionë dollarë nga shitjet e biletave në kinema, në totalin e 136 milionëve. “The boy and the heron”, filmi i parë i animuar japonez në 10 vite i mjeshtrit Hayao Miyazaki, u shfaq premierë dhe siguroi në 2 ditë 12.8 milionë dollarë.

Ndërkaq, rikujtojmë se “Barbie” dhe “Oppenheimer” janë të nominuarit kryesorë për çmimet Golden Globe, me 9 dhe 8 nominime respektivisht. Kandidatë janë po ashtu “Killers of the Flower Moon” dhe “Poor Things”, me nga 7 nominime secili. Mes aktorëve kryesorë që pritet të rrëmbejnë nga një statujë ari, në ceremoninë që do të mbahet në Los Anxhelos me 7 janar të vitit të ardhshëm janë Emma Stone, Leonardo DiCaprio, Cillian Murphy dhe Da’Vine Joy Randolph.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE