“The Book of Deer”, zgjidhet misteri i dorëshkrimit më të vjetër të gjuhës skocezo-gaelike!

vovalbania December 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“The Book of Deer”, zgjidhet misteri i dorëshkrimit më të vjetër të gjuhës skocezo-gaelike!

“The Book of Deer” është emri i dorëshkrimit të parë në historinë gaelike skoceze. Kjo vepër që daton në mesjetën e hershme, përbëhet nga një ungjill “xhepi” dhe është vetëm 157 mm x 108 mm i madh i shkruar në manastirin antik të Drerit, në verilindje të Skocisë. Vendndodhja e saktë gjeografike e të cilit mbeti për shekuj me radhë mister, deri më sot, kur pas vitesh kërkimesh një grup arkeologësh besojnë se kanë gjetur mbetjet.

Libri përmban pjesë më të vjetra të shkruara në latinisht dhe irlandishten arkaike, ndërsa fragmentet gaelike skoceze ndoshta janë prodhuar midis shekujve 11 dhe 12 dhe janë vendosur në margjinat e dorëshkrimit origjinal. Janë të gjitha të dhëna shumë të dobishme për t’u përpjekur për të inkuadruar gjeografikisht manastirin e lashtë. Gërmimet e fundit, në vitin 2022, u fokusuan në një zonë pranë rrënojave të abacisë cisterciane të Drerit, në rajonin Buchan në të cilën besimtarët u zhvendosën në 1219 pasi braktisën manastirin e vjetër.

Hulumtimi nga Alice Jaspars, një studiuese në Universitetin e Southampton, ka identifikuar vendndodhjen e supozuar të manastirit pranë fshatit Mintlaw, në Aberdeenshire. Gjatë punës, dolën gjetje të ndryshme si qeramika, fragmente qelqi dhe një majë shkruese që datojnë në të njëjtën periudhë kur murgjit i shtuan dorëshkrimit pjesët galike.

Këto gjetje na bënë të besojmë se dikur në zonë ndodhej një kompleks manastiri. Pikërisht në periudhën në të cilën arkeologët po bënin gjetjet e para, pas më shumë se një mijë vjetësh “The Book of Deer” u kthye në tokën skoceze, ndonëse përkohësisht. Që nga shekulli i 18-të, libri mbahej në Bibliotekën e Universitetit të Kembrixhit, përpara se të huazohej në Galerinë e Arteve të Aberdeen-it, ku u ekspozua për tre muaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE