Aktor në një film? Armand Duka përgjigjet në tapetin e kuq të filmit “5 Herë JO”!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktor në një film? Armand Duka përgjigjet në tapetin e kuq të filmit “5 Herë JO”!

Ashtu siç tanimë është mësuar nga të gjithë, mbrëmjen e djeshme premiera e madhe e “5 herë JO”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit, është shfaqur dje për herë të parë në Cineplexx TEG.

Mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq që u zhvillua në fillim të premierës shumë prej personazheve VIP të ftuar nuk mund t’i shpëtonin intervistave. Për emisionin “Shqipëria Live” Armand Duka është shprehur:

 

Gazetari: Çfarë pret të shikosh nga filmi dihet marrëdhënia jote me Donaldin ke qenë edhe i ftuar në emisionin e tij  

Armand: Nuk e di çfarë ka filmi brenda, jam ftuar nga vëllezërit Veshaj për të qenë në premier dhe e kam pranuar me kënaqësi, nuk jam interesuar për më shumë, le t’ja lëmë kuriozitetit për ta parë filmin me interes, do them ndonjë gjë pasi ta shikoj filmin

Gazetari: Do e shikoje veten ndoshta aktor në një film?

Armand: E kam të vështirë të jem aktor  jam gjithmonë real duhet të jesh dhe pak joreal kështu dëshirë kanë të gjithë të jenë pak aktor, por nuk është e lehtë duhet të kesh talent për këtë punë

Gazetari: Çfarë po ndodh me Kombëtaren drejt Europianit një grupim  të vështirë?

Armand: Shorte i bukur do thoja unë, niveli i vështirësisë në një finale Europiani eshtë i lartë madje më i vështirë se turneu i Kupës së Botës …do mundohemi të bëjmë më të mirën, po përgatitemi nga pikëpamja e organizimit sportiv, nga grumbullimet që duhet të bëjmë përpara, ndeshjet miqësore, do kemi mbështetje të madhe, kemi interes të madh nga publiku shpresojmë të bëjmë mirë…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE