Jason Momoa zbulon se kush është filmi i tij më i keq!
Jason Momoa nuk është fansi më i madh i të gjithë punës së tij pavarësisht se ai tashmë njihet në të gjithë botë si Aquaman. Në fakt, Jason thotë se ai ka qenë pjesë e shumë projekteve që nuk dolën ashtu siç e imagjinonte ai, por një film me të vërtetë bie në sy më shumë se të tjerët. Në një intervistë për “British GQ” ai është shprehur se:
Kam qenë pjesë e shumë gjërave që vërtet nuk janë aty ku duhet dhe sidomos disa prej filmave ku jo çdo gjë është në duart e tua. Konkretisht, “Conan the Barbarian” ishte një prej tyre.
Në film, Jason luajti një luftëtar barbar për t’u hakmarrë kundër një kryekomandanti të keq, i cili sulmoi fshatin e tij dhe vrau babanë e tij kur ai ishte fëmijë. Përkundër faktit se Jason nuk e vlerësoi mënyrën se si doli filmi, ai thotë se prapëseprapë e ka pëlqyer shumë realizimin e tij.
Është një nga përvojat më të mira që kam pasur, ajo u mor përsipër dhe u shndërrua në diçka shumë të keqe.
Dhe ndërsa ai nuk specifikoi se çfarë ndodhi saktësisht pas mbylljes së xhirimeve, filmi nuk u prit mirë as nga pjesa e fitimit. Filmi solli vetëm 63.5 milionë dollarë në mbarë botën, pavarësisht një buxheti prej 90 milionë dollarësh.
Për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri, Jason thotë se tani ka një interes për të investuar në të gjitha pjesët e filmave të tij, duke filluar që me shkrimin e skenarit. Filmi më i fundit që ai shkroi, “The Last Manhunt”, do të dalë në kinema këtë vit por ende pa një datë specifike.