Aktorja e njohur Hilary Duff së shpejti nënë për herë të katërt!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja e njohur Hilary Duff së shpejti nënë për herë të katërt!

Hilary Duff ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të katërt. Aktorja e njohur, njoftoi lajmin e lumtur në Instagram me një kartolinë Krishtlindjesh ku ajo pozon me bashkëshortin Matthew Koma, vajzat e tyre dhe djalin Luca të cilin e ndan me ish-burrin Mike Comrie.

Duff u martua me Koma, në vitin 2019, pas një romance që nisi në vitin 2016. Ajo ka qenë e martuar më parë me Mike Comrie, nga 2010-2016. Hilaryt së fundmi iu anulua shfaqja e saj “Hulu” – “How I Met Your Father”, një ‘sit-com’ i “How I Met Your Mother”.

Në fillim të viteve 2000, Hilary Duff u bë e famshme si ylli i ‘Lizzie McGuire’, një serial adoleshentësh i Disney Channel që ishte një hit i madh për shikuesit në atë kohë. Megjithatë, kjo famë bëri që aktorja të përballej me situata të ndërlikuara që e çuan atë të vuante nga një çrregullim i të ngrënit kur ishte vetëm 17-vjeçe.

Në kulmin e karrierës së saj, Duff ishte e fiksuar pas imazhit të trupit së aktoreve. Të paktën kështu rrëfen ajo në një intervistë për Women’s Health Australia. “Ishte e tmerrshme,”-tha ajo. Presioni për të ruajtur pamjen që shoqëria donte e komplikoi adoleshencën e saj dhe kjo e bëri atë të ndryshonte dietën e saj dhe të kalonte një periudhë të vështirë. Për të ndihmuar të tjerët që përjetojnë të njëjtën situatë, Duff ndau disa këshilla që funksionuan për të dhe që ajo ende i ruan edhe sot e kësaj dite për të qëndruar në rrugën e duhur me stabilitet dhe qetësi të plotë.

Të kaloj kohë me njerëz që më bëjnë të ndihem mirë dhe që ndajnë pikëpamje të ngjashme për shëndetin dhe pozitivitetin e trupit, duke fjetur mjaftueshëm dhe duke balancuar dietën time.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE