Shuhet aktorja e famshme e Hollywood, Glynis Hohns!

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet aktorja e famshme e Hollywood, Glynis Hohns!

Fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 100-vjeçare Glynis Johns, e njohur për rolin e saj si Mary Poppins. Aktorja britanike, karriera e së cilës zgjati më shumë se 60 vjet, vdiq në Los Angeles, konfirmoi menaxheri i saj. E ndjera u shfaq në dhjetëra filma dhe gjithashtu ka luajtur role edhe në teatër. Menaxheri i saj, Mitch Clem, tha në një deklaratë se vdekja e aktores ishte një “ditë e zezë për Hollywood”.

Johns luajti përkrah Dame Julie Andrews në muzikalin klasik të Disney-t të vitit 1964, Mary Poppins, që fitoi pesë Oscar. “Sot është një ditë e zezë për Hollywood-in. Jo vetëm që vajtojmë vdekjen e Glynisit tonë të dashur, por vajtojmë edhe fundin e epokës së artë të Hollivudit”,-tha ai. Ajo gjithashtu fitoi një çmim Tony në 1973 për interpretimin e Desiree Armfeldt në muzikalin e Stephen Sondheim në Broadway A Little Night Music, në të cilin ajo këndoi Send In The Clowns.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE