“Çdo emocion e kemi ndarë me njëri-tjetrin”/Si ishte për çiftin Bora-Donald të realizonin së bashku filmin “5 Herë Jo”?!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Çdo emocion e kemi ndarë me njëri-tjetrin”/Si ishte për çiftin Bora-Donald të realizonin së bashku filmin “5 Herë Jo”?!

Mbrëmjen e djeshme u mbajt Premiera Absolute e filmit “5 Herë Jo” në kinema Cineplexx, event i cili mblodhi mijëra artistë e figura të rëndësishme mediatike e jo vetëm. Në këtë organizim mjaft special, e gjithë vëmendja ishte për producentët dhe protagonistët kryesorë, Bora Zemani & Donald Veshaj, të cilët dhanë edhe një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio.

Si mendonin që do të pritej filmi për publikun?

Donald: Shpresoj që mirë. Mbetet që ta shohin publiku e të ftuarit këtu dhe po presim ato të qeshurat e emocionet e para. I kemi sytë nga ata.

Sekreti që ata zbuluan përpara fillimit të filmit ishte se do të kishte puthje në film, por Bora Zemani pohoi se në këtë moment nuk ka më sekrete për publikun, përveç linjës së historisë që duhet parë me patjetër në kinema për ta kuptuar. E teksa janë aktorë protagonistë, përgjegjësie e tyre më e madhe ishte për faktin se mbanin edhe titullin si producentë të këtij realizimi kinematografik.

Bora: Ka qenë e gjithë eksperienca si producente e jashtëzakonshme, me shumë vështirësi, me ulje e ngritje, por në fund kur sheh produkte kaq të mira patjetër që ndihesh shumë krenare. Aq më tepër që ishim të dy dhe çdo emocion e kemi ndarë me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, edhe ato vështirësitë që është e rëndësishme të kesh njeriun tënd në krah. Mendoj që nga të gjithë punët që kemi bërë me njëri-tjetrin, me këtë mund të krenohemi me të vërtetë.

Sigurisht që Anxhela nuk mund të mos i pyeste për dasmën e tyre të ardhshme, ku ata u shprehën:

Donald: Kemi pasur shumë punë. Ne qejf e kemi, por nuk kemi vendosur ndonjëherë me plan.

Bora: E rëndësishme është që ja morëm dorën evenimenteve të mëdha, sepse nëse do të vendosim për dasmën, do dimë ta bëjmë shumë shpejt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49410 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE