E rrallë, lind aligatori i bardhë në Florida!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rrallë, lind aligatori i bardhë në Florida!

Një aligator jashtëzakonisht i rrallë i bardhë ka lindur në një park kafshësh në Orlando të Floridës. Zvarraniku femër është 49 centimetra i gjatë dhe tani është një nga vetëm shtatë aligatorët e bardhë në botë, sipas zyrtarëve të parkut. Aligatorët leucistë janë variacioni më i rrallë gjenetik i aligatorit amerikan, janë më të rrallë edhe se aligatorët albino që kanë sy rozë dhe mungesë të plotë të pigmentit. “Është diçka shumë më tepër se e rrallë, është absolutisht e jashtëzakonshme”, ka thënë Mark McHugh, president dhe CEO i Gatorland.

Rikujtojmë, se një krijesë e kapur në Misisipi theu rekordin për aligatorin më të gjatë të kapur ndonjëherë në këtë shtet. Ndërsa gjatësia e tij, rreth 435 centimetra, është mahnitëse, po ashtu është edhe masa e tij. Sipas Departamentit të Kafshëve të Egra, Peshkimit dhe Parqeve të Mississipit, aligatori i kapur peshonte rreth 364 kilogramë. Rekordi i mëparshëm thuhej se u thye në vitin 2017, kur një grup kapi një aligator që ishte 374 centimetra. Departamenti tha se aligatori rekord më 26 gusht, në lumin Yazoo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49656 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE