Elton Qyno mbahet mbi 10 orë në SPAK, gazetari i njohur zbulon shkakun e kontrolleve në banesë dhe ambjentet e punës

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elton Qyno mbahet mbi 10 orë në SPAK, gazetari i njohur zbulon shkakun e kontrolleve në banesë dhe ambjentet e punës

Gazetari Eni Ferhati është shprehur se gazetari Elton Qyno është shoqëruar me urdhër të SPAK gjatë ditës së sotme me arsyetimin për nxjerrje të sekretit hetimor.

Ferhati tha se Qynos i kontrolluan edhe banesën me urdhër të SPAK.

Ai tha se ky është një precedent i rrezikshëm, për arsye se gazetari nuk mund të akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor, pasi nuk është autoritet shtetëror që ka përgjëgjësi për këtë punë.

“Lidhur me një precedent të rrezikshëm që po ndodh aktualisht, kolegu ynë gazetari Elton Qyno, aktualisht është në statusin e të shoqëruarit me urdhër të SPAK. Dhe që po ekzekutohet ky urdhër nga BKH, për shkak të nxjerrjes së sekretit hetimor.

Rreth orës 18:00 ai është zhvendosur në banesën e tij, ku po ushtrohet kontroll. Për hir të së vërtetës, Qyno në lidhje me zbërthimet e aplikacionit “SKY ECC” ka qenë avangard në raport me informacionet që ka publikuar.

Precedent i rrezikshëm që të akuzosh një gazetar për nxjerrje të sekretit hetimor, kur ai nuk është një autoritet publik, nuk ka përgjegjësi për ruajtjen e sekretit, pasi e ka vetë institucioni që e prodhon këtë material. Gazetari nuk ka detyrim ta tregojë burimin. Burimin e tregon vetëm kur cënohet siguria kombëtare dhe në rastet kur shteti nuk ka mundësi tjetër të shkojë te e vërteta”, tha Ferhati.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51113 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE