Kiara në pritje të ëmbël, Luizi shuan kureshtjen e ndjekësve dhe zbulon emrin e pazakontë që do i vendosin vajzës

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kiara në pritje të ëmbël, Luizi shuan kureshtjen e ndjekësve dhe zbulon emrin e pazakontë që do i vendosin vajzës

Ndër të ftuarit e tjerë të shumtë, edhe Luizi me Kiarën ishin prezentë në premierën e filmit “5 Herë Jo” mbrëmjen e së martës.

Personazhet janë intervistuar shkurtimisht teksa na kanë shuar disa kuriozitete.

Përsa i përket çiftit, të cilët pak kohë më parë bënë publike pritjen e ëmbël, ata u pyetën nëse e kanë gjetur ende emrin e vajzës.

Në formë shakaje, Luizi u përgjigj se do t’ja vendosin emrin “5 Herë Jo” ashtu si filmi i Borës dhe Donaldit, ndërsa më pas vazhdoi duke thënë se do ja vendosin “Top Channel”.

Më pas Kiara shuajti dyshimet tek tha se nuk do ja vendosin Katalea ashtu siç u përfol pak kohë më parë, bazuar në dëshirën që Luizi kishte shprehur gjatë kohës që ishte pjesë e spektaklit televiziv “BBV”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49267 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE