Të dehur në seancë plenare, Kuvendi përjashton për 10 ditë deputetët Paloka dhe Leskaj

vovalbania November 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të dehur në seancë plenare, Kuvendi përjashton për 10 ditë deputetët Paloka dhe Leskaj

Kuvendi vendos përjashtimin për 10 ditë të deputetëve të PD-së Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Vendimi erdhi pas përplasjes në seancën plenare mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për Vlerësimin vendosi të pranojë propozimin e 7 deputetëve të PS-së duke përjashtuar 10 ditë deputetët me arsyetimin se shkelën etikën. Në shkresën e socialistëve thuhet se dy deputetët shkuan të dehur dhe përdorën gjuhë të rëndë fyese.

Si nisi debati

Ndërkohë që do të kryhej votimi i buxhetit të vitit 2023, dhe seanca u ndërpre për t’i lënë kohë teknikës të përgatitej, dy deputetë të Partisë Demokratike , Edi Paloka dhe Bujar Leskaj janë konfliktuar me kryeministrin ne vendit Edi Rama.

Në video shihet momenti kur Garda e republikës ka rrethuar foltoren e Kuvendit ndërsa kryeministri Rama ka komunikuar me kryetaren e Kuvendit Lindidta Nikolla. i ka kërkuar përjashtimin e dy deputetëve të PD.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49091 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE