Konfirmohet hyrja në BBV e ish-konkurrentit të “zhurmshëm” të “Përputhen” dhe prezantueses së njohur!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konfirmohet hyrja në BBV e ish-konkurrentit të “zhurmshëm” të “Përputhen” dhe prezantueses së njohur!

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” do të nisë në Janar të vitit 2024. Ka qenë vetë faqja zyrtare e programit në Instagram ajo që e konfirmoi lajmin disa ditë më parë.

Në rrjet kanë filluar të zbulohen disa nga personazhet që priten të jenë pjesë e këtij reality show.

Së fundmi, burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se edhe ish-konkurrenti i njohur i “Përputhen”, Fation Kuqari, ka pranuar ftesën për të qenë në “Big Brother VIP Albania”.

Burimi shton se bashkë me të, programit do t’i bashkohet edhe Ksenja Shoshaj, prezantuese në radion TAR.

Emra të tjerë që janë konfirmuar nga i njëjti burim janë: Graciano Tagani, Endrik Beba, Alfio Rrotani, këngëtari La Fazani (Arbër Salihu) dhe reperi Bardhi.

Gjithashtu disa prej emrave të përfolur si banorë janë: Roza Lati, Jul Deda dhe Dorina Mema.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48910 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE