“Meet & Greet” me yjet e “5 Herë Jo”/Zbuloni datën dhe oraret përkatëse!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Meet & Greet” me yjet e “5 Herë Jo”/Zbuloni datën dhe oraret përkatëse!

Premiera absolute e filmit “5 Herë Jo” me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj u kurorëzua me një mbrëmje plot shkëlqim dhe të ftuar të veçantë. Në parakalimin e tapetit të kuq të gjithë kishin rezervuar një shfaqe të veçantë për nder të këtij eventi të shumëpritur. Artistë, sipërmarrës, njerëz të medias, spektaklit dhe politikës bënë një ‘gëzuar’ për këtë krijim të ri artistik.

Pas mikpritjes, radhën e kishte filmi. Një komedi romantike, me protagonistët Bora dhe Donaldi, në rolet e Jorës dhe Gjergjit, dhe sfidën e komplikuar të dashurisë së tyre që zhvillohet për aq kohë sa ata të dy konkurrojnë për të fituar një projekt të madh televiziv. Nën regjinë e Erion Bubullimës dhe me protagonistë Bora Zemanin, Donald Veshaj, Agron Llakaj, Egla Ceno etj, filmi ngjalli të qeshura pa fund.

Nga sot, filmi është në çdo kinema. Për të gjithë ata që nuk mundën të ishin në Premierën Absolute në Cineplexx TEG për të takuar aktorët, gjatë ditës së nesërme të gjithë mund ta kenë mundësinë e artë. Më 14 dhjetor, në orën 18:30 në Kinema Millenium do të ketë një pjesëmarrje të veçantë të kastit ekskluzivisht për të gjithë dashamirësit. Gjithashtu, në orën 20:00, ata do të jenë edhe në Cineplexx QTU për të realizuar një Meet & Greet mjaft special për ju. Na ndiqni për më shumë informacione në films.top-channel.tv

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE