OKB-ja kërkon armëpushim në Gaza/Thellohen ndasitë SHBA-Izrael!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
OKB-ja kërkon armëpushim në Gaza/Thellohen ndasitë SHBA-Izrael!

Izraeli po përballet me izolim diplomatik në rritje në luftën kundër Hamasit, ndërsa Kombet e Bashkuara kërkojnë armëpushim humanitar të menjëhershëm në Gaza. Hamasi, grupi radikal që udhëheq Gazën me 2.4 milion palestinezë është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha aleatit të ngushtë, Izraelit se bombardimet pa dallim të civilëve janë duke dëmtuar mbështetjen ndërkombëtare. Pas paralajmërimeve të disa zyrtarëve të OKB-së për thellim të krizës humanitare në Gaza, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, miratoi një rezolutë që bën thirrje për armëpushim.

Pro dokumentit votoi shumica e 193 vendeve anëtare. Liderët e Kanadasë, Australisë e Zelandës së Re dolën me një deklaratë të veçantë që bënte thirrje për armëpushim.

Çmimi i mposhtjes së Hamasit nuk mund të përkthehet në vuajtje të vazhdueshme për të gjithë civilët palestinezë.

Autoriteti Palestinez e përshëndeti rezolutën dhe iu bëri thirrje vendeve që t’i bëjnë presion Izraelit për ta respektuar dokumentin e miratuar. Zyrtari i Hamasit, Izzat El-Reshiq, u shpreh se Izraeli duhet t’i japë fund “agresionit, gjenocidit e spastrimit etnik të njerëzve tanë”.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, që besojnë se armëpushimi shkon vetëm në të mirë të Hamasit, votuan kundër, bashkë me tetë shtete të tjera. Para miratimit të rezolutës, Biden tha se tani Izraeli ka mbështetjen e pjesës më të madhe të botës, përfshirë SHBA-ve e Bashkimit Europian, për të luftuar Hamasin.

Por do të nisë ta humbë atë mbështetje për shkak të bombardimeve pa dallim.

Një tjetër shenjë e dallimit në qëndrime ishte se Biden kërkoi që kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të ndryshojë qasjen e ashpër qeveritare dhe që në fund, Izraeli “nuk mund t’i thotë jo”, një shteti të pavarur palestinez, diçka që e kundërshtojnë izraelitët e linjës së ashpër.

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, do të udhëtojë këtë javë në Izrael, ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin do të vizitojë Lindjen e Mesme javën tjetër. Biden dhe Sullivan do të vënë në pah përkushtimin amerikan ndaj Izraelit, si dhe nevojën për mbrojtje të civilëve në Gaza.

Rezoluta e OKB-së nuk është detyruese, por ka peshë politike, sepse reflekton qëndrimin e botës ndaj luftës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48896 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE