Premiera e “5 Herë Jo” një sukses, Bora dhe Donaldi tregojnë emocionet e tyre!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Premiera e “5 Herë Jo” një sukses, Bora dhe Donaldi tregojnë emocionet e tyre!

Premiera absolute e filmit “5 Herë Jo” me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj u kurorëzua me një mbrëmje plot shkëlqim dhe të ftuar të veçantë. Në parakalimin e tapetit të kuq të gjithë kishin rezervuar një shfaqe të veçantë për nder të këtij eventi të shumëpritur. Artistë, sipërmarrës, njerëz të medias, spektaklit dhe politikës bënë një ‘gëzuar’ për këtë krijim të ri artistik.

Pas mikpritjes, radhën e kishte filmi. Një komedi romantike, me protagonistët Bora dhe Donaldi, në rolet e Jorës dhe Gjergjit, dhe sfidën e komplikuar të dashurisë së tyre që zhvillohet për aq kohë sa ata të dy konkurrojnë për të fituar një projekt të madh televiziv. Nën regjinë e Erion Bubullimës dhe me protagonistë Bora Zemanin, Donald Veshaj, Agron Llakaj, Egla Ceno etj, filmi ngjalli të qeshura pa fund. Shumë shpejt filmi do të jetë në çdo qytet të Shqipërisë, por edhe në Prishtinë.

Donaldi: Mund të më mbushen përsëri sytë me lot. Ishte një super emocion të shikosh njerëzit që duartrokasin produktin që ti je lodhur aq shumë dhe ke punuar aq shumë. Do e nxjerrim këto ditë datën ekskluzive kur do jemi në Prishtinë. 

Bora: Kam punuar shumë për ta arritur atë rol dhe për ta realizuar tamam. Sot emocionet kanë qenë të shumta. Sot kur dëgjonim duartrokitjet e njerëzve, ishte tamam shpërblimi më i madh. Gjithë ajo punë për kaq muaj, u shpërblye pikërisht sot.

Megjithatë surpriza më e veçantë e kësaj mbrëmjeje të gjatë ishte propozimi që Donaldi i bëri Borës dhe që mori mbrapsht një “Po”. Për më shumë, Bora u shpreh mbi emocionet e saj:

Unë jam grua e martuar kam një burrë tani. Nuk e prita fare. Ishte një surprizë shumë e bukur që e kemi vetëm për veten tonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48845 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE