Ambasadori Hovenier: I habitur me kritikat mbi draft-statutin për Asociacionin!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ambasadori Hovenier: I habitur me kritikat mbi draft-statutin për Asociacionin!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier u shpreh i habitur me komentet dhe kritikat mbi draft-statutin për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të propozuar nga zyrtarë të lartë perëndimorë.

Mendoj se fokusi duhet të jetë si mund të ecë Kosova përpara, duke e përshtatur këtë draft, nëse ka pyetje rreth kushtetutshmërisë. Siç e kam thënë edhe më herët, po e them sërish, ekziston vetëm një trup që mund të vendosë se çfarë është në përputhje me Kushtetutën.

Hovenier përmendi se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e draftit të propozuar. Këto deklarata i bëri pas një bashkëbisedimi me studentë në Mitrovicë. Më pas iu tha mediave se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar lidhur me Asociacionin.

SHBA-të besojnë se është detyrim për Kosovën që të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë lëvizje. Pozicioni i SHBA-ve ka qenë i qartë. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të jetë nivel i tretë pushteti, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk e duam edhe një Republika Sërpska. Nuk duam diçka që ka ndikim negativ në funksionim të shtetit të Kosovës.

Hovenier u pyet edhe nëse mund të ndryshojë drafti i propozuar, ndonëse ai ka thënë se dokumenti në fjalë reflekton qëndrimin e Perëndimit.

Kjo është pyetje për [të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçakun, mendoj se ai i ka thënë Qeverisë së Kosovës dhe të tjerëve se është i hapur për komente. Mirëpo ekipi i Lajçakut, me mbështetje të SHBA-ve kanë punuar nga afër në këtë draft, për të garantuar se i përmbush të gjitha kushtet që i përmenda. A ka vend për përmirësime? Ndoshta. Por, nuk duhet humbur kohë në specifika për të humbur momentumin, për të ecur përpara me Asociacionin.

Draft-statuti për Asociacionin u është prezantuar Prishtinës dhe Beogradit në tetor. Kryeministri  Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kanë thënë se për ta është i pranueshëm. Por, gjërat nuk janë duke ecur përpara, për shkak të kushtëzimeve të palëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE