Shkencëtarët amerikanë dalin në përfundimin se madhësia e testikujve tregon se çfarë babai jeni!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkencëtarët amerikanë dalin në përfundimin se madhësia e testikujve tregon se çfarë babai jeni!

Shkencëtarët amerikanë kanë gjetur një lidhje mes madhësisë së testikujve të babait dhe asaj se sa aktiv ai është në kujdesin për fëmijët e tij. Studiuesit nga Emory University, thotë se meshkujt me testikuj më të vegjël ishin më shumë të përfshirë në ndërrimin e pelenave, të ushqyerit e fëmijëve dhe kalonin më shumë kohë në vaskë me ta. Ata po ashtu kanë gjetur edhe dallime në skanimet e trurit të baballarëve duke shikuar pamjet e fëmijëve të tyre, edhe këto të lidhura me madhësinë e testikujve. Por edhe faktorë të tjerë, si prirjet kulturore, po ashtu kanë luajtur rol.

Studimi ka analizuar lidhjen mes madhësisë së testikujve dhe të qenit baba te 70 meshkuj, të cilët kishin fëmijë të moshës nga një deri në 2-vjeç. Ekipi i Emory University në Atlanta kishte realizuar skanimet e trurit teksa meshkujve u janë treguar fotografitë e fëmijëve. Analiza e trurit ka treguar se ata me testikuj më të vegjël kishin një reagim më të madh në zonën e trurit krahasuar me ata me testikuj më të mëdhenj. Skanimet kanë treguar diferencë të trefishtë në mes të volumit të testikujve më të vegjël dhe më të mëdhenjve në grup.

Meshkujt baballarë me testikuj më të vegjël, në bazë të intervistave me ta, por edhe me nënat, ishin më aktiv në detyrat e tyre prindërore. Dr.James Rilling, tha për BBC:

Kjo na tregon neve se disa meshkuj janë në mënyrë natyrale më të prirur për t’u kujdesur se sa të tjerët.

Natyra e saktë e lidhjes nuk është e qartë. Kërkuesit besojnë se madhësia e testikujve, mbase përmes hormonit testosteron, prek edhe sjelljen e baballarëve. Por nuk është e qartë nëse procesi i të pasurit foshnjë mund të ketë ndikim te baballarët. Për të arritur te një përfundim më i qartë duhen edhe studime të tjera, për të analizuar madhësinë e testikujve para dhe pas të bërit baba.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE