Varhelyi takim me Ramën në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor: Diskutuam për hapat e Shqipërisë drejt BE-së!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Varhelyi takim me Ramën në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor: Diskutuam për hapat e Shqipërisë drejt BE-së!

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku u diskutuan hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj në BE.

Përmes një mesazhi në X, Varhelyi shkruan se: “Në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor u diskutuan hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj në BE me Kryeministrin Edi Rama. Ndërsa përfunduam shqyrtimin e screening, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit.”

Vlen të theksohet se, Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po merr pjesë në Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet një vit pas Samitit të mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor.

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë takuar me homologët e tyre të Bashkimit Evropian me fokus kryesor në perspektivën e anëtarësimit në BE, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sanksionet ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Në nisje të samitit Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi se zgjerimi i BE-së është një investim në “paqe, siguri dhe progres”, prandaj nënvizoi se premtimi duhet mbajtur. Edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se BE duhet të jetë gati për zgjerim në 2030 por për këtë të dyja palët si BE dhe vendet aspirante duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, pas takimit me kryeministrin Rama, tha se unioni është gati të hapë kapitujt e parë negociues me Tiranën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE