E trishtë/ Ndërron jetë aktorja me famë botërore, dyshohet se…

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E trishtë/ Ndërron jetë aktorja me famë botërore, dyshohet se…

Ishte ndër të parat që denoncoi sjelljen e aktorit Gérard Depardieu ndaj grave në kinema, dhe tani mbërrin lajmi se aktorja Emmanuelle Debever ndërroi jetë. Lajmi u njoftua nga profili në X i Institutit Kombëtar Audioviziv.

E trishtë/ Ndërron jetë aktorja me famë botërore,

Debever, 60 vjeç, kreu vetëvrasje duke u hedhur në lumin Seine. Në vitin 2019, ajo bëri bujë me denoncimin ndaj aktorit të famshëm për abuzim në xhirimet e filmit “Danton”. Depardieu ka mohuar gjithmonë çdo akuzë ndaj tij. Vdekja e aktores ndodhi më 7 dhjetor, ditën në të cilën u transmetua programi “Complément d’enquête” (Hetimi vijon) në France 2 TV, një hetim mbi rastet e dyshuar të dhunës seksuale të kryera nga ylli francez, me titull “Gérard Depardieu: La chute de l’ogre” (Gérard Depardieu: Rënia e viganit).

Por Deber nuk ishte e vetmja që fajësoi Depardieu. Disa ditë më parë nga Hélène Darras erdhën akuza të tjera kundër tij. Ajo u shpreh se Depardieu e sulmoi seksualisht në xhirimet e filmit “Disc” të vitit 2007-të. Ndërkohë edhe aktorja Charlotte Arnould paraqiti një ankesë duke e akuzuar aktorin për përdhunim. Çështja e Arnould aktualisht po shqyrtohet në gjykatë.

Depardieu i ka mohuar të gjitha akuzat. Në intervistën e transmetuar në programin “Complément d’enquête”, Darras tregon se si Depardieu e kishte ngacmuar atë në xhirimet e “Disc” kur ajo ishte 26 vjeçe. “

Ai më pa sikur të isha një copë mishi. Kisha veshur një fustan shumë të ngushtë, që ishte kostumi i rolit dhe ai mu afrua më pranë dhe më kaloi dorën në ije dhe të pasmet e mia”, tha ndër të tjera Darras në intervistën e saj, teksa shtoi se nuk e raportoi skandalin nga frika se mos i pritej karriera në të ardhmen. “Nuk kisha mbaruar as shkollën e teatrit. Doja shumë të bëhesha aktore dhe nuk doja të futesha në listën e zezë në moshën 26 vjeçare,” tha ajo për “Complément d’enquête”.

Të paktën gjashtëmbëdhjetë gra e kanë akuzuar aktorin me nenshtetesi të dyfishtë franceze dhe ruse për dhunë seksuale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49667 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE