“Jam bërë pishman”, çfarë ndodhi mes Bucit dhe Santianës në BBVK?

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jam bërë pishman”, çfarë ndodhi mes Bucit dhe Santianës në BBVK?

Raporti mes Sanitanës dhe Bucit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova është krisur sërish, këtë herë pa një shkak specifik. Teksa po qëndronin në dhomën e gjumit, Buci tha se është penduar që ka nisur lojë me të dhe se nuk e shikon dot më në shtëpi.

“Jam pishman që kam nis lojë me ty, po më dhemb koka kur po të shoh”, tha Buci gjatë debatit.

“Çdo gjë që ta kam treguar unë timin je duke e shfrytëzuar me të gjithë banorët e tjerë kundër meje”, shtoi ai.

Ndërsa, ajo ia ktheu duke i thënë se po bëhet paranojak pasi ajo ende e sheh atë si shok. Ajo i tha se situatat nuk janë siç ai po i mendon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50502 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE