“Më ngrive gjakun…”, thotë Bora Zemani pasi e pyesin për prezantimin e BBVA, por pse?! (Video)

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më ngrive gjakun…”, thotë Bora Zemani pasi e pyesin për prezantimin e BBVA, por pse?! (Video)

Bora Zemani është intervistuar mbrëmjen e djeshme teksa ishte në premierën e filmit “5 herë jo”.

Mes të tjerash, Zemani u pyet edhe për një eksperiencë të re, atë të “Big Brother VIP Albania”.

“Arjan Konomi, një mik shumë i mirë joti tha se Bora do ishte shumë e mirë në “Big Brother”. Do e provoje si sfidë Big Brother-in, si prezantuese?“, e pyeti gazetari.

Mirëpo duket se kjo pyetje e trembi paksa moderatoren si fillim, pasi mendoi se u pyet nëse do të jetë në “Big Brother VIP” si banore.

“Si prezantuese nuk ka ndonjë sfidë që mund të them nuk e bëj këtë , por, se më ngrive gjakun thash çne unë banore, ‘do ishte shume mirë Bora për Big Brother’, kurrë!”, tha Bora.

“Si mendon se do ishte Bora si banore në Big?”, u pyet më pas Donald Veshaj, i cili me shaka tha: “Shumë, shumë e mirë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49531 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE