Përplasje në hyrje të Kuvendit, nuk lejohet hyrja e deputetëve të përjashtuar të PD-së!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përplasje në hyrje të Kuvendit, nuk lejohet hyrja e deputetëve të përjashtuar të PD-së!

Kaos në dyert e Kuvendit të Shqipërisë që sot duhet të mblidhet për seancën plenare të radhës e ku në rend dite është edhe votimi i ndryshimeve në Rregulloren e Parlamentit. Këto ndryshime nënkuptojnë pezullim 2 mujor e jo më 10 ditor të deputetëve për kaoset e krijuara në sallë. Garda nuk lejon hyrjen e 13 deputetëve demokratë të përjashtuar. Por, të përjashtuarit mes tyre Flamur Noka, Dashnor Sula, Edi Paloka,  po bëjnë çdo përpjekje për të hyrë, edhe duke shtyrë efektivët që kanë bllokuar derën kryesore.

Hapni derën! Kush je ti? Shoqja Lindita, a mund të futem?

Sot ishte parashikuar edhe miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi, duke pezulluar ratifikimin në Kuvend deri në daljen e një vendimi.

Deputetët e përjashtuar:

Gazment Bardhi
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Elda Hoti
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Xhelal Mziu

Para gazetarëve foli edhe Berisha, i cili tha se Kuvendi është marrë plotësisht nën kontroll nga Garda. Deputeti Sula u hodh mbi gardistët për të hyrë në Parlament. Nga ana tjetër, Noka ishte më aktivi në tensionet e krijuara duke u vënë në krye të aksionit opozitar të radhës.

Kuvendi shqyrton sot disa pr/ligje të rëndësishme në seancë plenare, teksa pritet të diskutohet edhe projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Pritet të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimit të bujqësisë””.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975 datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar.

Gjithashtu në Kuvend sot pritet të shqyrtohet projektligji “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”.

Në rend të ditës është edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.72/2019, “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50569 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE