Shkrumbohet banesa në Bubullimë të Lushnjës, humb jetën i moshuari!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkrumbohet banesa në Bubullimë të Lushnjës, humb jetën i moshuari!

Tragjedi në fshatin Bubullimë të Lushnjës. Në orët e para të mëngjesit, një banesë u përfshi nga flakët, humbi jetën një i moshuar. Viktima i moshës 82-vjeç, i identifikuar si shtetasi Koli Koçi jetonte me bashkëshorten, e cila për fat të mirë arriti të mbijetojë. Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga soba e drurit, por grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në Lushnjë, ku për pasojë ka humbur jetën një i moshuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubullimë, ku ka marrë flakë një banesë e vjetër në të cilën jetonte çifti i moshuar.

Si pasojë e zjarrit ka ndërruar jetë 82-vjeçari Koli Koçi, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbijetuar. Paraprakisht dyshohet se ka qenë soba e drunjve që ka shkaktuar zjarrin ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE