Zbulohet se sa miliarda dollarë kanë shpenzuar përdoruesit në TikTok!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet se sa miliarda dollarë kanë shpenzuar përdoruesit në TikTok!

Përdoruesit në të gjithë botën kanë shpenzuar 10 miliardë dollarë në TikTok duke e bërë këtë aplikacionin e parë që nuk është lojë i cili arrin këtë nivel të ardhurash. Pritet që shumë shpejt të bëhet aplikacioni me fitimet më të larta. Në një raport të fundit të “data.ai” renditen edhe katër aplikacione lojërash që kanë arritur këto shifra të ardhurash si Candy Crush Saga, Honor of Kings by Tencent, Monster Strike dhe Supercell’s Clash of Clans.

“TikTok është pranë momentit historik për t’u bërë aplikacioni me fitimet më të mëdha të arritura ndonjëherë. Parashikohet që ato të shkojnë në 15 miliardë dollarë në vitin 2024. Përdoruesit e këtij aplikacioni shpenzojnë 11 milionë dollarë në ditë”,-tha Lexi Sydow, drejtuesja e data.ai, teksa prezantoi raportin e fundit.

Të ardhurat e TikTok-ut vijnë nga përdoruesit që blejnë dhurata për influencerët në këtë rrjet social, i cili më pas mban 50% të kësaj shume, ndërsa pjesa tjetër i kalon përdoruesve. Të ardhurat gjenerohen edhe nga reklamat. Në raport theksohet se dy aplikacionet e tjera që nuk janë lojë, Tinder dhe YouTube kanë arritur nga 2 deri në 3 miliardë dollarë ndërsa po mbyllet viti 2023. Edhe pse ka arritur në shifra të tilla, TikTok është mbyllur në disa shtete, pasi janë ngritur dyshime për vjedhje të të dhënave.

Pas një marrëveshjeje të përbashkët me gjigantin indonezian të teknologjisë GoTo, TikTok është gati të rifillojë biznesin e tij të blerjeve online në Indonezi, të njohur si TikTok Shop. Në bazë të marrëveshjes së arritur, TikTok do të blejë mbi 75% të aksioneve të platformës më të madhe të tregtisë elektronike të Indonezisë, Tokopedia-s, në të cilën pritet të investohen rreth 1.5 miliard dollarë.

TikTok Shop ishte mbyllur në tetor të vitit të kaluar, pasi qeveria indoneziane ndaloi blerjet në internet në platformat e mediave sociale, si masë e mirëmbajtjes së tregut dhe mbrojtjes së tregtarëve të vegjël dhe të dhënave të përdoruesve. Siç pretendohet, GoTo dhe TikTok kanë një qëllim të përbashkët, për promovimin e mallrave indoneziane nëpërmjet platformave të tyre dhe mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE