Ju njohim me serialin e Netflix i shikuar për 812 milionë orë!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju njohim me serialin e Netflix i shikuar për 812 milionë orë!

Netflix ka bërë publike për herë të parë të dhënat për 99% të katalogut të filmave dhe serialeve që transmeton. Përdoruesit kanë shpenzuar 812 milionë orë për të para serialin “The Night Agent”, duke e bërë kështu trailerin politik, serialin më të shikuar në gjysmën e parë të vitit 2023. Kompania e transmetimeve në internet është kritikuar për mungesën e trasnparencës, një problem që shërbeu edhe si shtysë për grevën e aktorëve dhe skenaristëve këtë vit, të cilët kërkonin më shumë bonuse të lidhura me shikueshmërinë e filmave apo serialeve të tyre.

Në një konferncë për mediat, CEO i Netflix, Ted Sarandos, pranoi se mospublikimi i shifrave ishte problem, por shtoi se kjo ishte bërë pasi kompanie po ndërtonte një sistem monitorimi që do t’i lejonte të mos shpërndante informacione sensitive të cilat mund të përdoreshin nga konkurrenca. Me 100 miliardë orë shikime në total, seriale të tjerë në listë janë “Ginny and Georgia”, “Gilmore Girls”, “Seinfeld”, “Friends” dhe “The Office”. Në kategorinë e filmave, “The Mother”, me protagoniste Jennifer Lopez, ishte më i shikuari, me 249 milionë orë.

Netflix është kompania e transmetimit të prodhimeve në internet me më shumë abonentë në botë, plot 250 milionë. Rikujtojmë, se Renaissance: A film by Beyoncé” qëndroi vetëm një fundjavë në krye. Duhet se vendin e parë për këtë fundjavë në kinema e zuri një film i animuar japonez, nga mjeshtri Hayao Mijazaki. “Wish” ruan vendin e pestë, duke shtuar 5.3 milionë dollarë arkëtime. 6.2 milionë të tjerë siguroi “Trolls band together” që mban vendin e katërt.

“Godzilla minus one” qëndron në vend të tretë me 8.3 milionë dollarë të tjerë. “The hunger games: The ballad of songbirds and snakes” qëndron në vend të dytë për të dytën javë rresht, me 9.4 milionë dollarë nga shitjet e biletave në kinema, në totalin e 136 milionëve. “The boy and the heron”, filmi i parë i animuar japonez në 10 vite i mjeshtrit Hayao Miyazaki, u shfaq premierë dhe siguroi në 2 ditë 12.8 milionë dollarë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE