Çudit banorja e BBVK: “Kam qenë me Rihannan në prapaskenë, kam kënduar edhe në ‘after-party’ të saj”

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kjo është banorja e preferuar nga publiku për këtë javë në “BBVK”

Linda Halimi që kur u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova 2 ka marr vëmendje me deklarata të ndryshme.

E njëjtë ka ndodhur edhe së fundmi kur ajo u ka treguar disa prej banorëve të shtëpisë se kishte kënduar në një “after party” të këngëtares së njohur botërore, Rihanna.

Linda më pas u tha atyre se aty kishte qëndruar edhe me artistë të tjerë të njohur që ishin pjesë e ahengut.

“Kur ka qenë në Atalanta, në prapaskenë kam qëndruar me Rihannan, i kam videot në Facebook me të nëse do publiku t’i shohin, më pas kam kënduar në ‘after party’-n e saj, me Snoop Dog, me Rihanna ishin të gjithë”, ka thënë Linda.

Ndërkohë, Mirdoni, Buci e Ardi e ngacmuan e bënin shaka me këtë deklaratë të saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48871 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE