Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të vijnë me një film bashkë?

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të vijnë me një film bashkë?

Mbrëmjen e të martës u shfaq premiera e filmit të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, “5 Herë Jo”.

Të ftuar në premierë kanë qenë fytyra të shumta publike, në mesin e tyre edhe Kiara Tito e Luiz Ejlli.

Në një intervistë, ata kanë dhënë mendimet e tyre mbi filmin e për shumë gjëra të tjera.

Çifti kanë përgëzuar Donaldin dhe Borën për këtë projekt duke i uruar sa më shumë suksese.

Ata gjithashtu pyeten edhe nëse do ta realizojnë një film së bashku, për të cilin nuk janë të gatshëm akoma.

“Për momentin jo”, ka qenë përgjigja e prerë e prezantueses së njohur. Luizi në anën tjetër shtoi: “Unë mundohem të ia bëj jetën një film dashurie, me ia plotësuar të gjitha dëshirat. Për mua mjafton me kaq”.

Dyshja kanë folur edhe për Big Brother dhe pranuan se ky reality show ua ndryshoi jetën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE