Festat po afrojnë kështu që “përvishni mëngët”, ju njohim me recetën origjinale të tortës së Krishtlindjeve!

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Festat po afrojnë kështu që “përvishni mëngët”, ju njohim me recetën origjinale të tortës së Krishtlindjeve!

Origjina e tortës së Krishtlindjes, është Britania, por variantet e gatimit ndryshojnë nga vendi në vend. Nëse po kërkoni recetën origjinale të tortës së Krishtlindjeve gjithçka që ju nevojiten janë 250 gr gjalpë, 200 gr miell që fryhet vetë, 120 gr miell bajamesh, 200 gr sheqer kafë, 5 vezë mesatare në temperaturë ambienti, pak kripë, 300 gr rrush te thatë, te zi dhe të bardhë, 100 gr kajsi të thata, 225 gr ananas komposto, 350 gr gliko qershie te fortë, 100 gr bajame të pastruara nga lëkura dhe të thërrmuara, lëkura e dy limonave dhe pelte kajsie.

Ndizni furrën në 160 gradë. Torta do të piqet për 2 orë (+,- 10 minuta). Mos u shqetësoni nëse merr ngjyrë pak të errët. Së pari kulloni glikonë dhe ananasin nga lëngu. Vendosini në letër kuzhine që të thahet nga lëngjet. Pritini në copa të vogla. Prisni kajsitë, thërrmoni bajamet dhe lërini të gjitha mënjanë. Në një enë të madhe rihni sheqerin me gjalpin deri sa të keni një masë kremoze.

Shtoni vezët një e nga një duke vazhduar punën me rrahës elektrik. Shtoni pak kripë dhe më pas vijoni gjithashtu gradualisht me përzierjen e dy miellrave. Brumi do të jetë i fortë, por i shkrifët. Shtoni në të përzierjen e frutave dhe grini lëkurën e dy limonave aromatik.  Shtrojeni në tavën e ëmbëlsirave të lyer me pak gjalpë. Vendoseni në furrë. Kur ta nxirrni, 30 minuta pasi te jetë ftohur, lyejeni me pelte kajsie, sigurisht nëse e dëshironi dhe vendosni sipër bajame ose fruta të tjera sipas dëshirës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48914 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE