Hapja e kalimit kufitar të Kerem Shalom, OBSH mirëpret vendimin e Izraelit: Lajm i mirë!!

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hapja e kalimit kufitar të Kerem Shalom, OBSH mirëpret vendimin e Izraelit: Lajm i mirë!!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mirëpritur hapjen e vendkalimit Kerem Shalom për të lejuar hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza, duke e konsideruar atë “lajm i mirë”.

Në një prononcim për gazetarët në Gjenevë, përfaqësuesi i OBSH-së në Gaza, Dr. Richard Peeperkorn vlerësoi hapjen vendkalimit, por tha se kishte spitale që ishin të vështira për t’u arrirë në veri të enklavës që kishin nevojë thelbësore furnizime mjekësore.

Kalimi Kerem Shalom ndodhet në cepin jugor të Gazës, në kufirin e saj me Izraelin dhe Egjiptin. Ditët e fundit është përdorur si pikë kontrolli për të përshpejtuar procesin e kontrollit në vendkalimin Rafah.

Dr Peeperkorn tha: “Si mund të sigurohemi që këta kamionë me ndihma të mund të shkojnë kudo në Gaza, jo vetëm në jug, por edhe në veri?”

Kalimi Kerem Shalom ndodhet në cepin jugor të Gazës, në kufirin e saj me Izraelin dhe Egjiptin. Ai u mbyll pas sulmit të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit dhe reagimit të mëpasshëm ushtarak të Izraelit.

Megjithatë, ditët e fundit është përdorur si pikë kontrolli për të përshpejtuar procesin e kontrollit në vendkalimin Rafah.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se hapja e kalimit Kerem Shalom do t’i lejonte Izraelit të vijojë zbatimin e masave për të lejuar hyrjen e 200 kamionë me ndihma në ditë për në Gaza – të rënë dakord gjatë ndërmjetësimit të një marrëveshje pengjesh dhe që hyri në zbatim muajin e kaluar.

Kalimi Rafah me Egjiptin ka mundur vetëm të lehtësojë hyrjen për 100 kamionë në ditë, sipas Izraelit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50049 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE