Ja disa momente nga Meet & Greet me yjet e filmit “5 Herë Jo” në Cineplexx QTU!

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja disa momente nga Meet & Greet me yjet e filmit “5 Herë Jo” në Cineplexx QTU!

Premiera absolute e filmit “5 Herë Jo” me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj u kurorëzua me një mbrëmje plot shkëlqim dhe të ftuar të veçantë. Në parakalimin e tapetit të kuq të gjithë kishin rezervuar një shfaqe të veçantë për nder të këtij eventi të shumëpritur. Artistë, sipërmarrës, njerëz të medias, spektaklit dhe politikës bënë një ‘gëzuar’ për këtë krijim të ri artistik.

Për të gjithë ata që nuk mundën të ishin në Premierën Absolute në Cineplexx TEG për të takuar aktorët, më 14 Dhjetor patën një tjetër mundësi. Ditën e djeshme, në orën 18:30 në Kinema Millenium pati një pjesëmarrje të veçantë të kastit ekskluzivisht për të gjithë dashamirësit. Gjithashtu, në orën 20:00, ata morën pjesë edhe në Cineplexx QTU për të realizuar një Meet & Greet mjaft special. Ja disa momente që mund t’i ndiqni më poshtë nëse nuk ishin pjesë e takimeve me yjet e filmit…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49485 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE