Shitet në ankand për më shumë se 4,000 dollarë një bredh artificial 103-vjeçar!

vovalbania December 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shitet në ankand për më shumë se 4,000 dollarë një bredh artificial 103-vjeçar!

Një bredh artificial 103-vjeçar, një nga të parët që u prodhua në masë, u shit së fundmi në ankand për më shumë se 4,000 dollarë në Britani. Shtëpia e ankandit, “Hansons Auctioneers” tha se kjo pemë artificiale e Krishtlindjeve më shumë se gjysmë metër e gjatë përshkruhet si “pema më e këndshme në botë e Krishtlindjeve”.

Bredhi artificial u shit për një shumë totale prej 4,296 dollarësh. Pema përmban 25 degë, 12 manaferra dhe gjashtë mini mbajtëse qirinjsh dhe besohet të jetë një nga pemët e para artificiale të Krishtlindjeve të prodhuara në masë. Rikujtojmë, se një familje gjermane e cila prej vitesh ka thyer të gjitha rekordet sa i përket dekorimeve të shtëpisë për Krishtlindje, këtë vit ka shënuar një tjetër arritje të madhe. Susanne dhe Thomas Jeromin e kanë dekoruar shtëpinë e tyre me numrin më të madhe të pemëve të Krishtlindjes. Krishtlindja e gjen shtëpinë e tyre që ndodhet në perëndim të Hanoverit me 555 pemë Krishtlindjesh.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49885 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE