Arrestohen autorët e një pengmarrjeje në Fier, pranga dhe një polici!

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohen autorët e një pengmarrjeje në Fier, pranga dhe një polici!

Pengmarrje në Fier, dy persona rrëmbyen një 21-vjeçar të cilin e mbajtën për rreth tre orë. Dy shtetasit 25 e 26-vjeç ranë në pranga, ndërsa një 32-vjeçar nga Mallakastra është në arrati. Ngjarja në fshatin Ferras të Fierit pasoi një sherr për motive të dobëta. Po ashtu u prangos një punonjës policie, i dyshuar se kishte dijeni për ngjarjen, por nuk veproi.

Dy persona kanë marrë peng një 21-vjeçar për rreth tre orë në Fier. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin K. B., dhe 25-vjeçarin E. A., banues në Fier të cilët kanë rënë në pranga, si dhe bashkëpunëtori i tyre në arrati, A. Z., 32 vjeç, banues në Mallakastër.

Ngjarja në fshatin Ferras, Fier ku për shkak të një debati që kanë pasur para dy ditësh për motive të dobëta me kushëririn 21-vjeçarit, autorët kanë ndaluar automjetin me të cilin ai po udhëtonte, e kanë dëmtuar dhe e kanë marrë me forcë për rreth 3 orë.

Ata akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja me dhunë” të kryera në bashkëpunim.

Gjithashtu, rezultoi se punonjësi i policisë G. Y., 31 vjeç, banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka pasur dijeni për ngjarjen por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë, për të cilin u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

U sekuestrua automjeti me të cilën autorët morën me forcë 21-vjeçarin si edhe automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, të cilin autorët e kishin marrë dhe fshehur në fshatin Ferras.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Dy në pranga në Gjirokastër, të akuzuar se grabitën dy banesa. Të arrestuarit 17 e 24-vjeç, dyshohet se në bashkëpunim mes tyre vodhën dy shtëpi në qytetin jugor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE