Blero për largimin nga BBVK: “Ky program do shumë fytyra”

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blero për largimin nga BBVK: “Ky program do shumë fytyra”

Një nga konkurrentët që ishte pretendent për të arritur finalen e “Big Brother VIP Kosova”, Blero Muharremi, i habiti të gjithë mbrëmjen e djeshme teksa bëri të ditur vendimin e tij për t’u larguar përfundimisht nga reality show.

Gjatë prime-t, ai tregoi se arsyeja e këtij vendimi është presioni i madh i krijuar brenda shtëpisë.

Pas largimit, teksa ishte në studio, këngëtari tregoi se “ky format do shumë fytyra”.

“Jam shumë falënderues për platformën, por arrita në një pikë ku nuk mund të vazhdoja. Këto mendime më kishin kaluar nëpër mend për një javë ose ndoshta dhjetë ditë. Unë isha në luftë me veten, dhe përkundër se kuptoj se formati Big Brother bën të mundur shfaqjen e personazheve të ndryshme, e kuptova se unë kam vetëm një fytyrë për të treguar”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50398 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE