Pas reagimeve të ashpra në Instagram, Juliana Nura i përgjigjet Fifit

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas reagimeve të ashpra në Instagram, Juliana Nura i përgjigjet Fifit

Xhuliana Nura ka zbuluar detaje mbi marrëdhënien e saj me Fifin dhe përshtypjet rreth kompeticionit të kërcimit “Dancing With The Stars” gjatë një interviste të së fundmi në emisionin “Artistët Shqiptarë”.

E ftuar në këtë emision, Xhuliana ka rrëfyer pa rezerva për raportet dhe ndjenjat e saj ndaj konkursit dhe marrëdhënieve me këngëtaren e njohur.

Duke u shprehur për eksperiencën e saj si pjesëmarrëse në DWTS dhe preferencat personale, Xhuli nuk ka nguruar të theksojë se Enxhi dhe Fifi janë dy prej konkurrentëve të cilët i ka në zemër.

Ajo nuk ka hezituar gjithashtu të tregojë për miqësinë e saj me Fifin: : “Çdo kompeticion, ku është një trofe, aty më nuk e sheh a ke shoqe a jo, mendoj prej disa njerëzve të tjerë, kurse unë mendoj që akoma e kam shoqe, dhe dua ta kem shoqe, e meriton sepse është me plot kuptimin artiste.” 

Gjatë intervistës, Xhuliana gjithashtu u pyet lidhur me një reagim të fundit të Fifit në rrjetet sociale, i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut për një nuancë negativiteti.

E kujdesshme në fjalët e saj, Xhuli zgjodhi të mos zgjerohet shumë në këtë temë, duke u shprehur: “Po ka reaguar pak negativisht, por ajo shërohet më vonë, kështu që të mos e përmendim këtë gjë.”

Ekskluzive: Juli i kthen përgjigje Fifit pas reagimeve të saj në Instagram

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE