Publikohet dokumenti, “Top Channel” hedh në gjyq Olsi Bylykun, ja arsyeja (Foto)

vovalbania April 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publikohet dokumenti, “Top Channel” hedh në gjyq Olsi Bylykun, ja arsyeja (Foto)

Pas daljes nga “Big Brother Vip”, Olsi Bylyku nuk i ndali kunjat ndaj Top Channel.

Kësaj here, përmes një postimi në Instagram, ku promovoi këngën e tij të re, aktori i humorit, vendosi të qëllonte 2 zogj me një gur: T’u thoshte njerëzve që do të publikojë projektin e ri, si dhe të thumbonte Top Channel-in.

“Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxorri populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…”- shprehej Olsi ndër të tjera në mënyrë ironike në videon e postuar, ndërsa nuk munguan thumbat as në videoklipin e publikuar.

E sakaq, Top Channel ka vepruar me dorë të hekurt ndaj Olsi Bylykut.

Vetë aktori ndau fletë-thirrjen ku tregohet padia që Top Media ka ngritur ndaj tij për dëmtim imazhi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49968 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE