“Reshje bore dhe…”, sinoptikani Hakil Osmani zbulon si do të jetë moti gjatë festave të fundvitit, çfarë do të ndodhë me temperaturat

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Reshje bore dhe…”, sinoptikani Hakil Osmani zbulon si do të jetë moti gjatë festave të fundvitit, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Sinoptikani Hakil Osmani në një komunikim të drejtpërdrejtë në një emision televiziv ka folur për parashikimin e motit për ditët në vijim.

Për sa i përket temperaturave për ditën e nesërme, Hakili u shpreh se pritet një mot i qëndrueshëm. Po kështu u shpreh edhe për motin gjatë festave të fund vitit, ku ndër të tjera tha se vendi pritet të përfshihet nga temperatuart e ulëta deri në -5 gradë Celsius.

“Orët në vijim mbeten në mbizotërimin e vranësirave. Duke filluar në orët  e mbrëmjes do kemi përmirësim të temperaturave dhe motit të qëndrueshëm, pritet të ketë një përmirësim të temperaturave po ashtu, sot ka pasur një prezencë të një mase të ftohtë ajrore. Vlera deri në -3 gradë celsius është regjistruar sot. Dita e diel do të sjellë një tjetër ulje të temperaturave, pritet deri në-5 gradë celsius.

Dita e dielë do sjellë përmirësim edhe për sa i përket parametrave të erërave. Për sa i përket periudhës së festave të fund vitit, pritet një mot më i qëndrueshëm temperaturat e ajrit do të jenë të larta për javën në vazhdim. Ende nuk mund të them se jemi në kulmin e dimrit, pasi është vetëm fillimi i stinës.”, u shpreh Osmani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51115 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE