Çfarë duhet të dini për riemërimin e Apple ID!

vovalbania February 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë duhet të dini për riemërimin e Apple ID!

Apple po shqyrton riemërimin e Apple ID-së, thotë një raport i ri. Apple ID është një llogari të cilën përdoruesit e pajisjeve nga Apple e përdorin për të pasur qasje në shërbimet si iCloud dhe Find My. Sipas mediave të huaja, gjiganti teknologjik do të riemërojë llogarinë nga Apple ID në Apple Account.

Kompania thuhet se është duke eksperimentuar me emrin e ri dhe mund ta zbatojë ndryshimin brenda këtij viti. Me riemërimin pritet të vijnë edhe versione të reja të sistemit operativ për iPhone dhe Mac. Ndërkaq, disa herë në faqen e saj të internetit Apple ka përdorur termin Apple Account, por pas riemërtimit të përfolur, ky emër do të jetë zyrtar dhe do ta zëvendësojë termin Apple ID kudo. Ende nuk dihet nëse kompania ka arsye konkrete për ndryshimin e emrit të llogarisë, ose thjesht është e mërzitur me emrin aktual.

Gjithashtu, ekziston mundësia që kjo ide të hidhet poshtë.  Rikujtojmë se Apple po heq dorë nga përpjekjet e saj të fshehta dhe afatgjatë për të prodhuar një makinë autonome elektrike. Siç raporton TechCrunch, kompania me gjasë do të shkurtojë edhe qindra vende pune nga ky departament dhe e gjithë puna në këtë projekt është ndalur. Disa prej punonjësve të mbetur do të zhvendosen në projektet gjeneruese të AI të Apple. Të tjerët do të kenë 90 ditë për t’u ricaktuar në role të tjera brenda kompanisë ose do të shkarkohen përfundimisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE